Serbia po përpiqet të fshijë nga kujtesa tragjedinë e Srebrenicës

Nën nxitjen e Brukselit, Beogradi po bën çmos që ta çrrënjos nga kujtesa tragjedinë në Srebrenicë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se Serbia do të ndajë 5 milionë euro si donacion për nxitjen e zhvillimit ekonomik në qytetin boshnjak të Srebrenicës. Ky veprim është lartësuar në Serbi, por është parë me skepticizëm gjithandej Bosnjës. Zemërimi shtohet edhe më kur dihet se Rusia, e mbështetur prej Serbisë dhe shtetit të saj satelit në Bosnjë, ka përdorur veton ndaj draftit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të dënonte “krimin e gjenocidit”. Për shumicën e boshnjakëve, plagët e Srebrenicës janë ende të freskëta për masakrën më të rëndë pas LDB, ku forcat serbe masakruan 8  mijë djem e burra boshnjakë. Sead Numanoviq, ish-kryeredaktor i gazetës ‘Avaz’, ka tërhequr vërejtjen se veprimi i Beogradit paraqet përpjekje për pastrimin e historisë. “Serbët po mundohen ta ndryshojnë perceptimin për veten kur vjen puna te Srebrenica”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …