Ka filluar hetimi kundër shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit, L. Dikoviq

Duke u bazuar në të dhënat e Fondit për të Drejta Humanitare, Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka filluar hetimin paraprak kundër shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit serb, Ljubisha Dikoviq, i cili ka urdhëruar masakrën kundër shqiptarëve në Rezallë të Drenicës ku u vranë më shumë se 100 pjesëtarë të popullatës civile.   Hetimi kundër Dikoviqit dhe tre kriminelëve të tjerë është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimeve se ata kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në vitin 1999, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ish-drejtoresha e Fondit për të Drejta Humanitare, Natasha Kandiq. Ndërkohë Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka thënë se kanë nisur hetimet paraprake për personin N.N. për vrasjen e civilëve, të varrosur në varrezën masive në Rudnicë.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …