Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku pritet të bisedojë për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku ai pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina. Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës. Turqia ka ofruar që të përcjellë anijet nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë bllokuar nga ofensiva e Moskës.

Lavrov është paraparë që më 7 qershor të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për vazhdimin e bisedimeve dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se ka parë “përparim të rëndësishëm” për një marrëveshje të mundshme që do të lejonte eksportet e drithërave.

Deklaratat e Hulusiut erdhën disa orë para arritjes së Lavrovit në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …