Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Server: Kosova duhet ta formojë ushtrinë, sepse dëshiron ta ketë dhe ajo ka nevojë për të

Profesori i Universitetin e Uashingtonit, “Johns Hopkins” dhe ekspert për Ballkanin, Daniel Server ka deklaruar se Serbia nuk mund ta ndalë formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse  ajo nuk do të përbënte ndonjë kërcënim për Serbinë. Duke kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, Serbia po bën përpjekje për të ruajtur gjurmët e fundit të sovranitetit të saj, por ajo është një lëvizje që nuk mund të ketë sukses. Kosova do të duhet të vazhdojë me formimin e ushtrisë -sepse ajo ka nevojë për atë dhe për shkak se dëshiron ta ketë ushtrinë – kurse pavarësinë e saj e kanë pranuar shumica e vendeve në botë, kështu që unë nuk mendoj se Beogradi mund ta ndalë atë. Server ka sqaruar  se formimi i Ushtrisë së Kosovës kohët e fundit po zvarritet nga amerikanët dhe evropianët të cilët janë duke u përpjekur për të shtyrë Kosovën për të bërë çdo gjë të mundshme për të bindur Serbinë të bie dakord për ushtrinë. “Por kjo nuk po ndodh sepse Beogradi është i vendosur të kundërshtojë, por në një moment pres që Prishtina të vazhdojë përpara”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka paraqitur fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore, në Prishtinë

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka paraqitur fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore, në Prishtinë

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka …