Brickos

Serwer: Do të bëhet presion mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd

Serwer: Do të bëhet presion mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd

Daniel Serwer ka thënë se Kosova do të ballafaqohet me presion ndërkombëtar për marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Serwer, ekspert për Ballkanin, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendëspresident i Institutit Amerikan për Paqe ka deklaruar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vejnë presion të fuqishëm mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd në pranverë të vitit 2020. Ai po ashtu theksoi se Kosova duhet të jetë e gatshme të refuzojë çfarëdo lloj marrëveshje që shkel integritetin e saj territorial. Në shkrimin e publikuar në blogun e tij, Serwer ka theksuar se “nuk shoh asnjë përparësi për Kosovën nëse dorëzohet para një presioni të tillë”. Ai ka shkruar se nuk e ka të qartë pse SHBA kanë emëruar dy të dërguar të posaçëm për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe theksoi se kjo më tepër krijon konfuzion se qëllim.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …