Serwer

Serwer: Në Uashington mund të arrihen disa marrëveshjeve ekonomike, përfshirë këtu atë për Trepçën dhe Ujmanin

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha se ai nuk ishte “mjaft i sigurt” se diçka do të nënshkruhej në takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington në fillim të shtatorit. Ai nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve ekonomike, përfshirë këtu atë për Trepçën dhe Ujmanin”. “Po ashtu, një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur. Unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështje madhore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse duket se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane. Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …