leoni

Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Serwer: Nuk ka ndryshim të politikës amerikane në raport me Kosovën

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawi, eksperti i shquar amerikan, Daniell Server ka theksuar se nuk ka ndryshim të politikës amerikane në raport me Kosovën. Ai ka shtuar më tutje se ambasadori, Greg Delawie është dashur të ta thotë qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme, ka theksuar, eksperti i shquar amerikan, Daniell Server.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …