Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Arifi: Së pari të realizohen marrëveshjet e arritura e mandej do të bisedojmë për të pagjetur dhe dëmet e luftës

Shefi i dialogut teknik me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi ka thënë se së pari të realizohen marrëveshjet e arritura e mandej do të bisedojmë për të pagjetur dhe dëmet e luftës(!). Ne konsiderojmë se duhet të implementohen marrëveshjet ekzistuese, ne nuk po synojmë hapjen e temave të reja. Ky proces që unë e kam gjetur duhet të përfundojë, duhet t’i përfundojmë këto marrëveshje dhe pastaj faktorët politikë të Kosovës, partitë parlamentare, Qeveria, duhet të mendojnë, të qartësojnë çfarë procesi të ri  duhet të fillojnë për implementimin e marrëveshjeve që duhet të pasojnë. Kompensimi i dëmeve të luftës, të pagjeturit, hisja në pasurinë e ish-Jugosllavisë dhe tema të tjera, nuk do të diskutohen në dialogun që Kosova po e zhvillon me Serbinë në Bruksel, derisa të realizohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, është cituar të ketë deklaruar shefi i dialogut teknik me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …