Daniel Serwer: NATO-ja po mbështet fuqishëm Beogradin, kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Serwer: Serbia nuk mund të anëtarësohet pa i zgjidhur çështjet serioze

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Serbi. Ai ka thënë se kryeministri, Aleksandër Vuçiq, ka fituar mbështetje të madhe për shkak të politikës së tij pro-evropiane, e cila ka qenë tema kryesore e fushatës së tij. Por, Serwer poashtu ka përmendur se dikur Vuçiq ka qenë nacionalist ekstrem. “Shumë pyeten se përse Perëndimi është aq dashamirës ndaj Vuçiqit? Përgjigjja është e thjeshtë. Sekreti i diplomacisë është të bindni palën tjetër të bëjë atë që ju dëshironi. Dhe, Vuçiq po bën me sukses shumëçka që do BE-ja nga ai”, është shprehur analisti amerikan. Serwer, gjithashtu, ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk do të jetë i mundur derisa nuk zgjidhen çështjet kryesore. “Kjo nënkupton njohjen diplomatike të Kosovës dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk e di se si Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së”, ka deklaruar analisti, Daniel Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …