leoni

Shaban Shala (1952-2012) një jetë e tërë në shërbim të kombit e Atdheut

           Katër vjet më parë u nda nga jeta, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, Shaban Veli Shala, vëlla i dëshmorit, Bedri Shala, i burgosur politik në vitet 80, njëri ndër ideatorët e formimit  të UÇK-së, bashkëluftëtar i hershëm i legjendarit, Adem Jashari, komandant për moral në Zonën Operative të Drenicës, gjatë luftës  dhe personalitet me shumë ndikim në luftën e UÇK-së, me gradë gjeneral-major. E tërë veprimtaria e tij jetësore ka qenë e orientuar në drejtim të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Ishte shumë i përkushtuar në punë dhe në aktivitete kombëtare, kurdoherë i angazhuar edhe pse kishte një sëmundje të rëndë, për të cilën mjekët e këshillonin t’i kufizonte aktivitetet. Duke qenë i lindur dhe i rritur me shpirtin e luftëtarit për të drejta liri e barazi shoqërore, Shaban Shala nuk e reshti veprimtarin e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta, më 5 janar të vitit 2012.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …