Shahin Rifat Syla (10.2.1942 – 30.5.1999)

Shahin Rifat Syla (10.2.1942 – 30.5.1999)

Shahin Syla u lind mё 10. 2. 1942 nё Kollë tё Artakollit, tё komunës së Vushtrrisё. Prindërit, Rifati dhe Hyra i patën pesë fëmijë: Brahimin, Rrahimin, Qerimin e Shahinin dhe Fazilen.

Shahini kishte kryer vetëm dy klasë të shkollës fillore. U mor me punë  bujqësie. Ishte fshatar patriot, që vetëm një synim e kishte në shpirt: çlirimin  e Kosovës nga pushtuesi serb.

Babai i Shahinit, Rifati, së bashku me vëllaun e tij të madh, Ferizin, kishin marrë pjesë në brigadën e Shaban Palluzha, kundër forcave ushtarake pushtuese jugosllave e mercenarëve shqipfolës, në fund të Luftës së Dytë Botërore. I angazhuar në kuadër të brigadave shqiptare antifashiste ishte edhe vëllai i tretё i tyre, Avdullahu.

Frymёzimin kryesor për patriotizëm, Shahini i mori kryesisht nga rrёfimet autentike tё nёnёs sё tij, Hyrёs, e cila ishte bijё e Galicёs heroike dhe prej andej sillte kujtimet për luftёrat e Azem Galicёs.

Shahini kishte pasur rast të marrë pjesë demonstratat popullore të vitit 1981, e pastaj edhe në protestat e mëvonshme kundër shtypjes serbe në Kosovë.

Shahin Syla u mobilizua në UÇK-së, në  Zonën Operative të Shalës, fillimisht në vendlindjen e tij., më 11.10.1998 në njësitin e fshatit Kollë, Batalioni I i Brigadës 142. Stërvitjet ushtarako-taktike i kreu në njësitin e tij, në fshatin Kollë. Komandant kishte luftëtarin Aziz Bici.

Në natën e datës 30 maj të vitit 1999, në vendin e quajtur te Vigu i Sitnices, Shahini ra nё pritёn e forcave barbare serbe. Së bashku me të ishte edhe bashkëshortja e tij, Fetija, djali i tij 10-vjeçar, Ferizi, dhe vëllai, Rrahimi. Në momentin kur filluan gjuajtjet në drejtim të tyre, Shahini kërkoi nga anëtarët e familjes që të ktheheshin në Vushtrri, që vetë të luftonte kundër forcave të armikut. Mirëpo, i vëllai, Rrahimi nuk pranoi ta lë vetëm Shahinin, prandaj të dy rezistuan deri në rënie.

Ndërkohë, e shoqja e Shahinit, Fetija me të birin, Ferizin kishte shkuar në shtëpi, në Vushtrri dhe kishin treguar pёr ngjarjen.

Të nesërmen, dy vëllezёrit e tjerё të Shahinit, Brahimi e Qerimi shkuan për t’i marrë trupat e dy vëllezërve, mirёpo në vendin e ngjarjes gjetën vetëm trupin e Rrahimit, të cilin e varrosën në varrezat e qytetit të Vushtrrisë. Trupi i Shahinit kishte rёnё në Sitnicё dhe mbas 5 ditёsh ishte gjetur qytetarё nё afёrsi tё Thertores. Edhe trupin e tij, vëllezërit e varrosën në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, pasi dërgimi i tij nё fshatin e lindjes ishte i pamundur.

Shahini la bashkëshorten, Fetijen dhe nёntё fëmijët: Isain, Nasufin, Nazlijen, Fazliun, Sabrijen, Lutfijen, Halitin, Hajrizin dhe  Ferizin.

Atij i  është ngritur lapidari në komunёn e Vushtrrisë.

Familjes së dëshmorit i është dhënë Mirënjohje nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorёve të UÇK-së, kurse Pllakata nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë. (Z. Gj.)

mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, luftëtarët e lirisë bien në pritën e forcave serbe.
Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në betejë të pabarabartë bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë, kurse njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë. Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, dëshmorët Bujar Shala, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari-Komandant “Duraku”, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë e lavdishme. Eshtrat e këtyre dëshmorëve, në ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, në një arkivol të përbashkët u varrosën me nderime të larta ushtarake. në Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë.
Dëshmori Bujar Shala nuk ka qenë i martuar. Emrin e axhës dëshmor, sot e mban me nder djali i vëllait, Haxhiut. Familja Shala është nderuar me mirënjohje të shumta për djalin dëshmor si nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Komuna e Pejës, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së etj. Katërmbëdhjetë dëshmorëve të rënë në Shishman të Bokës u është ngritur pllaka përkujtimore në vendin e rënies. Në vendlindjen e dëshmorit, është ngritur përmendorja e përbashkët e dëshmorëve dhe martirëve të Rashiqit, në të cilin janë skalitur emrat dhe portretet e pesë dëshmorëve: Bujar Shala, Agush Gjocaj, Sylë Bezeraj, Fadil Bezeraj dhe Demë Shala. (F. R.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Një plejadë djelmoshash të zgjedhur mal e vërri, që patën braktisur Kosovën si të ndjekur, …