Brickos

Shalanda Jung: Nëse ndihma ushtarake amerikane përfundon, Ukraina do të gjunjëzohet dhe do ta humb luftën e territoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim se fondet e planifikuara për Ukrainën do të përfundojnë në fund të vitit dhe Rusia mund ta fitojë luftën, nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja. Shefja e Zyrës amerikane për Buxhet, Shalanda Jung, ka thënë, në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus. Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit në tetor që të miratojë një pako ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe Izraelin, mirëpo kongresistët janë të ndarë. Nuk ekziston një shportë magjike me fonde në këtë moment. Ne nuk kemi para dhe as kohë”, ka shkruar zonja Jung. Mosdërgimi i armëve amerikane dhe pajisjeve tjera, do ta gjunjëzojë Ukrainën në fushëbetejë, duke vënë në rrezik jo vetëm avancimet ukrainase, por duke e rritur mundësinë për fitore ushtarake të Rusisë. Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Xhek Sallivan, ka sugjeruar që vota kundër ofrimit të ndihmës për Ukrainën, është në fakt votë për t’ia lehtësuar fitoren Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …