Humanisti dhe biznesmeni shqiptar z.Shaqir Palushi ka bërë thirrje që të blihen palomat Freesias. Lidhur me këtë ai ka shkruar: Duke blerë produktin e Freesias, ti blen produkt vendor dhe jep shpresë e kontribuon për njerëzit me aftësi të kufizuara!
Kohë më parë z. Palushi ka bërë të ditur se të ditur se ka filluar punën Fabrika e letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës-Lipjan nga Fondacioni Golden Eagle. Kjo fabrikë për prodhim të letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës është unike.Sepse në fabrikën tonë, punojnë personat me aftësi të kufizuara, e produktet që ju i blini nga fabrika jonë, do të sigurojë mbështetje financiare dhe humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë. Duke blerë produktin e Freesias, ti blen produkt vendor dhe jep shpresë e kontribuoon për njerëzit në nevojë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
