Shaqir Totaj thotë se Partia Demoratike e Kosovës nuk e ka prioritet përfshirjen në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti

Shaqir Totaj: Lëvizja Vetëvendosje i ka prishur relacionet me të gjitha partitë tjera në Kosovë

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se Vetëvendosje i ka prishur relacionet me të gjitha partitë tjera në Kosovë dhe se subjekti i tij është dashur që të votojë mocionin për shkak se vendi po shkonte në drejtim të gabuar. ‘’Mosbindja e tyre ndaj kërkesave të SHBA-së ka qenë e gabuar. Ne kemi vlerësuar që po na dërgon në një drejtim tjetër ku eventualisht po i jepej përparësi shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ka qenë në pyetje taksa, dhe e dini se Grenell e pati shpjeguar shumë mirë se Kurti nuk e ka mbajt premtimin që e ka dhënë ndaj Grenellit. Kështu ai e pengoi procesin që do dërgonte deri në përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës’’, theksuar ai. Pastaj Totaj ka thënë se në mes të kryeministrit në detyrë dhe të dërguarit Special të SHBA-ve, do t’i besonte gjithmonë këtij të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …