SHBA-ja dhe Britania e Madhe shprehen kundër emërimit të personave të pakualifikuar në borde të Kosovës

SHBA-ja dhe Britania e Madhe shprehen kundër emërimit të personave të pakualifikuar në borde të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë reaguar lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i ka përmbushur kriteret. Ambasada e Britanisë së Madhe kishte nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Kuvendin e Kosovës për monitorimin e emërimeve në institucionet e shtetit.Në komunikatë thuhet se Kuvendi i Kosovës me emërimin e Shalës ka shkelur Memorandumin. Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në “Twitter” ka shkruar se është “i zhgënjyer” me dështimin e Kuvendit për të emëruar kuadro profesionale në udhëheqësin e Agjencisë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës. Agjencia Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona të zgjidhë dallimet dhe mospajtueshmëritë në mes të dokumenteve të cilat i ka marrë Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, atë komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …