SHBA: Liderët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucione stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për krizën në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e respektimit të proceseve kushtetuese. Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Ambasadës tha se është përgjegjësi e liderëve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të krijojnë një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. SHBA për një kohë të gjatë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi pret të punojë me qeverinë e re për të avancuar stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin, theksoi ai. Gjykata Kushtetuese të enjten nxori një aktgjykim që obligon partitë të përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh, duke theksuar se e drejta e partisë më të madhe për të propozuar kandidatin për kryetar nuk duhet të përdoret për të bllokuar procesin. Gjykata kërkoi bashkëpunim dhe pjesëmarrje nga të gjithë deputetët për të formuar institucionet e reja të dalura nga zgjedhjet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …