Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka publikuar dhjetë dështimet kryesore të Qeverisë së Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se qeveria Kurti që dy vite e gjysmë ua ka rënduar jetën qytetarëve të vendit. Ai ka theksuar se edhe Amerika, shteti me ekonominë më të fortë në botë po shikon lehtësimin e jetesës së familjeve amerikane, në raport me shpenzimet bazike, si barnat, sigurimet e shumë tjera. Qeveria qe 2 vjet e gjysmë, qytetarëve vetëm sa ua rëndon jetesën. Disa argumente, po ja nisim prej fundi: Librat shkollorë; Pagat në sektorin publik; Lista esenciale e barnave; Pensionistët; Policët; Mjekët; Infermierët; Veriu i Kosovës – pika më e ndjeshme e Kosovës. Sanksionet; 1Sulmin ndaj mediave. Madje, kjo Qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit. Besnik  Tahiri, ka thënë se më e keqja, ua humbi shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhme në Kosovë. “Kjo pasiguri e madhe për të ardhmen, lidhet me ekonominë e rënduar të vendit, punësimin dhe kushtet e jetës. Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm. Po krijojnë skandale në të gjitha sferat, për të mbuluar dështimin e mashtrimin”, ka shkruar Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …