Shefik Surdulli

Shefik Surdulli: Dy dekada sprovë të çlirimtarëve – prapa u rri historia

Shihni, në të gjitha etapat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga celulat e para të themelimit të saj e deri në transformim, në asnjë moment të zhvillimit të saj nuk mund të gjeni as edhe një element serioz që e komprometon misionin e saj të shenjtë – të luftës për liri.

Tjetër gjë është që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pati potencialin, as kapacitetet e mjaftueshëm t’i kundërvihet gjithë atij arsenali të sofistikuar propagandues (shpifës) kundër saj, nga segmente të caktuara brenda dhe jashtë Kosovës, sidomos pas luftës, ngase më herët nuk ia dolën ta ndalnin hovin e saj çlirimtar.

Drejtuesit e UÇK-së, të rreshtuar pas luftës në PDK, të cilën vet e themeluan për të vazhduar betejën politike për demokraci e shtetformim, nuk e synonin pushtetin me çdo çmim, se përndryshe atë do ta merrnin më përpara se ta uronin fituesin (kundërshtarin politik, LDK-në) për fitoren në zgjedhjet e para në Kosovën e lirë, në vitin 2000.

Të njëjtit vepruan ngjashëm edhe në zgjedhjet e tjera pasuese, deri në fitoren e PDK-së në vitin 2007. Do të thotë, tetë vjet pas luftës, PDK-ja që konsiderohej pasardhëse e UÇK-së, i humb të gjitha zgjedhjet dhe me aq gjakftohtësi i uron fitoren kundërshtarit të saj politik.

Kush do ta bënte këtë pa zhurmë, pa tensionime e pa përplasje, që mund të çonte deri në gjakderdhje, mozo më keq (shih rastin e Maqedonisë – VMRO DPMNE, Gruevski)!? – Jo, askush tjetër! Këtë e bëjnë vetëm ata që synim të luftës së tyre e kishin lirinë. Këtë e bënë komandantët e UÇK-së, luftëtarët e lirisë, të cilët dy dekada pas luftës po sprovohen padrejtësisht gjykatave, siç është tani edhe gjykata speciale në Hagë.

Mbrëmë patëm rastin ta ndjekim në një intervistë televizive (në T7, pressing), njërin nga ata komandantë të shquar e të pathyeshëm – komandant Remi, të cilët nuk i frikësohen ballafaqimit në asnjë gjyq, ngase prapa u vjen historia – lufta e drejtë e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zeni Bilimani: Tri poezi

Zeni Bilimani: ÇETAT E BALLIT KOMBËTAR NUK HODHËN ASNJË PUSHKË KUNDËR TRUPAVE GJERMANE

Ish shefi i nazistëve në Shqipëri Herman Najbaher, në kujtimet e tij, lidhur me pushtimin …