Shefqet DIBRANI: Komunisti, Isa Mustafa nuk e reformon LDK-në, as nuk e përparon Kosovën

 


(LDK-JA MBETET PARTI E VLERAVE TË MËDHA NACIONALE E EVROPIANE, QIK, 23 dhjetor 2010)


 


Më datën 23 dhjetor 2010 në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në mjediset e Hotelit “GRAND” – Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 21 vjetorin e themelimit. Këtë eveniment e shënuan edhe mediat kosovare të informimit, kurse Qendra për Informim e Kosovës e dha fjalimin e Isa Mustafës në mënyrë integrale duke potencuar “shkruan: Isa Mustafa” që lë për të nënkuptuar se tashmë ai u bë edhe shkrimtar, për çka e pamë të udhës ta përimtojmë  një çikëz. Para diplomatve të akredituar në Kosovë, para funksionarëve, mysafirëve dhe shumë anëtarëve të tjerë, sipas rendit dhe Kanunit Partiak, ka folur e përshëndetur Njeriu që më së paku ka merita për LDK-në, pra kryetari i saj aktual i z. Isa Mustafa. >>>


 


Ai tashti na rikujton se LDK-ja u “krijua në kohën kur kishte nisur shembja e një sistemi të egër, nga i cili kishin vuajtur shumë popuj në Evropën Juglindore, por vuajtjet më të mëdha i përjetoi populli ynë shqiptarë në Ballkan”. Dhe kjo është mbase e vërtetë, pasi Isa Mustafa e dinë se ka qenë vet komunisti i fundit që do t’ia kthente shpinën Qeverisë së përfolur të Jusuf Zejunullahut. Por njerëzit e LDK-së sikur janë bërë harrestar dhe durojnë çdo palaço të ju mbaj “ders”,  sepse nuk ka gjë më fyese për elitën patriotike të LDK-së se sa t’u flas Isa Mustafa. 


Askush më mirë se LDK-ja nuk ka kultivuar patriotizëm nacional, ndjenja këto që janë sprovuar për vite të tëra, atëherë kur soldateska serbe bënte kërdinë mbi Kosovën dhe qytetarët e saj, në njërën anë, kurse në anën tjetër grupe titiste në Kosovë shantazhonin përmes militantëve të tyre të infiltruar qoftë në LDK, e qoftë në Qeverinë e përkohshme në Ekzil, duke i kryer me besnikëri urdhrat e djallit të mallkuar, duke i satanizuar veprimet politike të LDK-së, dhe duke i stagnuar e bllokuar shumë procese të rëndësishme politike e diplomatike, që i bënte LDK-ja, po veçmas presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.


Kurse tani në këtë 21-Vjetor, në cilësinë e Njeriut të I-rë në LDK, pikërisht dr. Isa Mustafa jo që ligjëron, po më shumë nënçmon dhe anashkalon personalitete me ndikim që themeluan LDK-në, nënçmon dhe i harron militantët ldk-ist që shkrinë jetën dhe kohën për të ardhur në këtë ditë. Por tmerri i këtij përvjetori mund të llogaritet nënçmimi dhe anashkalimi  qoftë i djalit të Presidentit  Historik të Kosovës Ukës, po më shumë injorimi i Familjes RUGOVA, pa prezencën e së cilës nuk duhej të fliste e mbllaçiste Isa


Mustafa, e aq më pak të na tregonte se “LDK ja dhe lideri i saj, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, punuan pareshtur për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke proklamuar fuqishëm platformën e saj, e cila u bë program politik i popullit të Kosovës, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci”.


Me rugovenTani mund të pyetet publikisht dr. Isa Mustafa, në cilësinë e kryetarit të LDK-së pasi e ka shansin historik të rrëfehet, dhe t’i qartësoj dilemat e politikës së tij antirugoviane që ka ndjekur gjatë gjithë mandatit të tij si Ministër i Ekonomisë dhe Financave në kohën kur President tëKosovës e kishte dr. Ibrahim Rugovën.


Pasi dr. Isa Mustafa po besuaka thellësisht se Ibrahim Rugova paska punuar për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, pikërisht në kohën kur ai ishte Ministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Kosovës në ekzil duhet të tregon pse ia patën rrudhur buxhetin, dhe pse patën bërë aq përpjekje për t’ia kufizuar të gjitha lëvizjet dr. Ibrahim Rugovës, madje duke e lënë disa herë nëpër aeroportet e Evropës Perëndimore, gjë që në atë kohë pikërisht kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Hajdar Sadrija u detyrua të mblidhte para nëpër anëtarësi për t’ia mundësuar Liderit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës që të vazhdonte Misionin e tij drejt SHBA-ve, për tu treguar


miqve të tij, për dhunën serbe në Kosovë e mbase të ankohej për kleçkat e pengesat që ia bënte pikërisht ky Isa Mustafa që tashmë po mbllaçitë për vlerat e njëmendta të LDK-së dhe të “Njeriut Ibrahim!”, që askush më shumë për të gjallë nuk e ka urryer se sa Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi.


A nuk është për t’u trishtuar dhe për të lebetitur dhe për të të ardhur keq për mjerimin politik të LDK-së, a nuk dinë liderët e kësaj partie se pikërisht dr. Isa Mustafa bashkë me sivëllain e tij të madh dr. Bujar Bukoshin janë fajtorët kryesor për mos hapjen e Zyrave diplomatike të Kosovës nëpër botë.


Ju lutem kthejeni kujtesën te skandali që pat plasur me Zyrën e Kosovës në Tiranë, pastaj me Zyrën e Kosovës në Bon, pastaj me ministrinë e Informatave dhe tashti z. Mustafa e ka kohën të flas pse nuk u lejua të hapej as Zyre e Kosovës në Uashington. Kryesia e LDK-së të mos bëjë hajgare se ka ardhur kohë kur duhet t’i raportoj Kuvendit të LDK-së se çfarë e pengonte dr. Isa Mustafën diplomacia e Ibrahim Rugovës i cili të tëra shpresat i pat varur në Uashington, dhe është i vetmi njeri, (jo vetëm LDK-së por Kosovës), ia pat


hapur dyert nëpër të gjitha kancelaritë botërore.


U dashtë të ndodhte vdekja (i lutem Zotit jo e porositur), e Ibrahim Rugovës dhe sidomos të vinin në Kosovë personalitete me ndikim të fuqishëm botëror, për të besuar ne se “Ai Njeri ka qenë i shenjtë”, se për të gjallë kancerin në shpirt ia patën qitur (pos të tjerëve), edhe dr. Isa Mustafa me sivëllain e tij të madh Bujar Bukoshin.


LDK-ja e mori verdiktin nga populli atë që e meritoi, sepse ky popull nuk e duron këtë kreaturë komuniste, e cila nuk arriti ta mashtroj elektoratin e LDK-së me reformat e


rreme, verdikt ky që nëse marr vesh kryesia e LDK-së, elektorati i saj  ia tregoi vendin e merituar, dhe nuk pinë ujë mbllaçitjet e dr. Isa Mustafës bashkë me ato të Lutës e autorit të dramës “Futa” se LDK-ja i paska marrë kësaj radhe mbi 40 mijë vota më shumë. Kështu Lutfi Haziri është deklaruar edhe në zgjedhjet paraprake dhe ky refren nuk pinë ujë më. LDK-ja ka mbetur në pozitën e njëjtë, ku moralisht dhe politikisht nuk ka të drejt, as të mendoj ta krijoj qeverinë, dhe as të mashtrohet për t’u futur në qeveri, e ruana zot të kërkoj zgjedhje të reja pa i bërë reformat partiake, dhe pa i shporrur të gjitha vemëzat e mbetjet e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë nga kjo parti, duke filluar me dr. Isa Mustafën i cili edhe ashtu është deklaruar se “nëse nuk i fitoj zgjedhjet unë do të jap dorëheqje”.


Dr. Isa Mustafa as në këtë përvjetor nuk arriti të flasë një fjalë të vetme nga ndonjë takim a kujtim që ka pasur drejtpërdrejt  ndonjëherë në jetën e tij me dr. Ibrahim Rugovën, në kohën kur ai ishte i strukturave shtetërore që president e ka pasur dr. Ibrahim Rugovën. Madje dr. Isa Mustafa nuk arriti që në spotet e shumta televizive ta prezantonte qoftë edhe një fotografi të vetme që ka pasur dikur me dr. Ibrahim Rugovën, ashtu siç nuk


prezantoi as edhe një sekuencë filmike kur ka marrë pjesë në kortezhin e gjatë në Kuvendin e Kosovës për t’ia dhënë edhe ai lamtumirën presidenti Historik të Kosovës. Këto detaje nuk mund të kërkohen nga një brez i ri që aspiron për politikë në radhët e LDK-së, por nga Isa Mustafa janë domosdoshmëri e kohës sepse ai i takonte kohës së Ibrahim Rugovës, dhe madje është ndër personalitet e rralla që ka pasur fatin të jetë Ministër kur Rugova ishte President Shteti, dhe ligjshmërish ka qenë i bliguar t’i


respektoj urdhrat e Presidentit që tashmë po flet me pietet për te.


Tani dr. Isa Mustafa na kallxon se “Liria dhe Demokracia u arritën”, siç na kallxoi se me te do të nisë një “LDK tjetër”?!… Po një gjë që dhemb edhe më shumë është e dhëna kur ai tashti thekson se “LDK ja ishte simbol i përkushtimit, punës dhe sakrificës së shqiptarëve në Kosovë dhe në diasporë”.


Ne nuk arritëm ta kuptojmë nëse Isai e kishte fjalën për atë diasporën  që pikërisht ky Isa Mustafa ia pat pirë gjakun, e pat satanizuar, qoftë duke ia lëshuar në qafë  tagërmbledhësitë  e 3% që për Diasporën luanin rolin e “poroznikëve” të dikurshëm, duke u bërë oponent të pa durueshëm brendaLDK-së, pastaj e din ai si ka punuar  me sektorin e LAPSH-it në Diasporë që u karakterizuan bashkë me Isa Mustafën si dy strukturat më kundërshtuese të mendimit demokratik që kultivonte LDK-ja.


Dr. Isa Mustaf asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me LDK-në, kjo është një e vërtetë e madhe, ai në tubimet e LDK-së, më shumë ka marrë pjesë në cilësinë e xhandarit se sa të një Ministri që duhej të kishte një komunikim më qytetar, dhe më qytetërues edhe me anëtarësinë e LDK-së, popullatë kjo e cila ishte e vetmja strukturë që paguante 3% dhe merrte përbuzjen e vazhdueshme nga dr. Isa Mustafa.


Kundërshtitë e Isa Mustafa ndaj konceptit politik të LDK-së do të manifestohen gjatë kohës së luftës ku bashkë me Bujar Bukoshin do ta qesin pothuajse jashtë loje ndikimin dhe kontributin e LDK-së, dhe në këtë plan do të pësojnë të gjitha strukturat ushtarake që besonin në Zot, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që njihnin jo vetëm si President të tyre Dr.


Ibrahim Rugovën, por atë e konsideronin edhe si Gjeneral të Armatës Ushtarake të Kosovës dhe të mbarë UÇK-së, sado që kjo gjë nuk u lejua kurrë të bëhej realitet, edhe pse të gjitha forcat politik dhe ushtarake në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ishin të obliguara ta njihnin dr. Rugovën si Gjeneral të tyre.


Konstatimi kaq i vonshëm i Isa Mustafës se LDK-ja ishte “shenjë njohjeje për botën demokratike”, vetvetiu të shtyn që t’ia shtrojmë një pyetje se ku ishte ky zotëri deri sa u bë kryetar i LDK-së(?) dhe pse nuk e kishte këtë qëndrim për dy dekada sa ka vepruar me dinjitet LDK-ja, dhe po ashtu shtrohet pyetja tjetër logjike pse Isa Mustafa nuk iu bashkëngjitë kurrë korit të këtij zëri kur e dinte se:”LDK ja u bë zëri i Kosovës në Evropë dhe në SHBA, zëri i kërkesës së drejtë të një populli për të qenë pjesë e barabartë e botës së qytetëruar, nga e cila ishte i privuar padrejtësisht”.


Por dihet se për gati dy dekada, ky zotëri ka mbajtur qëndrim jo vetëm indiferent por frenues për të gjitha proceset politike që kalonte LDK-ja, ashtu sikurse po të mos ishin pengesat që iu bëheshin LDK-së nga Qeveria në Egzil të cilët tërë arsenalin financiar e kanë pas drejtuar në shkatërrimin e LDK-së. Këto fakte janë të njohura edhe për barinjtë e Kosovës, por pse nuk e dinë edhe akademik Sabri Hamiti, dhe kryesia e LDK-së, këtë nuk mund ta kuptojmë. Të gjitha vizionet dhe projektet nacionale nisen me LDK-në, por


dihet se në të gjitha këto procese nuk ka qen kurrë Isa Mustafa i involvuar edhe pse ka pasur obligim kushtetues.


Ai ka të drejt kur konstaton se “Programi i veprimit politik e nacional i LDK së me kohë u përqafua nga i tërë populli i Kosovës dhe u bë program politik e nacional i Kosovës”, por askush nuk mund ta thotë saktë se prej cilës kohë ishte edhe për Isa Mustafën. Dihet se të gjitha krijimet e sistemeve shtetërore që i thekson Mustafa janë punë dhe angazhim i


pamohueshëm i veprimtarëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë, se “nën drejtimin e LDK së u krijua sistemi i mëvetësishëm qeveritar, sistemi institucional i financimit, i arsimit, i informimit, i shëndetësisë, i sigurisë, i përkrahjes sociale, i sportit”, por është po aq e vërtetë se këta sektor janë penguar dhe janë ndëshkuar nga inatet politike që i kishin


dueti Mustafa&Bukoshi kundër dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në përgjithësi.


E duke mos arritur ta mposhtnin dr. Ibrahim Rugovën që kishte marrë famë, ata arsenalin poshtërues e derdhnin kundër LDK-së dhe kudo kundër veprimtarëve të kësaj Lëvizjeje Nacionale kudo në botë.


Po aq cinike duken tashti deklarimet e tija se “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, dr. Ibrahim Rugova punoi në mënyrë të veçantë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”, kur i madh e i vogël e kanë ditur se pikërisht Ibrahim Rugova shantazhohej e përmbytej nga Qeveria e Kosovës dhe binomi Bukoshi&Mustafa ose anasjelltas Mustafa&Bukoshi, por nuk e di sa e paskan ditur qoftë Fatmir Sejdiu që iku, e qoftë dr. Sabri Hamiti që mbeti, për të bërë atë që nuk e bëri Sejdiu. Po ashtu ka qenë e ditur se Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova “i kishte dyert e hapura anekënd


botës”, por kurrë nuk i ka pasur të hapura dyert në Qeverinë e vendit të Tij që e udhëhiqte Bukoshi dhe Mustafa. Se kjo është e vërtetë s’ka dyshim, në të kundërtën  ata do ta jepnin ndonjë fotografi a sekuencë filmike që paskan patur me dr. Rigovën apo që paskan pritur diku Kryetarin e Kosovës në Zyrat e Qeverisë: Madje Isa Mustafa nuk qe në gjendje të jepni qoftë edhe pamje filmike për një drekë a darkë pune që paska shtruar për dr.  për të cilin tashti flet me pietet dhe me respekt kaq të lartë. Ndonëse dihet se urtësia dhe mençuria e tij qau edhe gurin por kurrë nuk ua la shenjë as Bukoshit dhe as Isa Mustafës të cilët nga inati që kishin kanë bërë çmos, që filozofia e tij të mos shkëlqej, sepse si duket shkëlqimi i tij këtyre dy injorantëve politik vazhdimisht ua verbonte sytë.


Të gjitha meritat për pasimin e të vërtetës në botë, i mbetën vetëm Ibrahim Rugovës, të gjitha arritjet ishin po ashtu meritë e tij, por nuk dihet nëse elita udhëheqëse e LDK-së ishte e vetëdijshme për krimin e ri që po i bënë LDK-së me zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar i LDK-së dhe tani ai po bënë gallata, duke na u shitur “Engjëlli Mbrojtës” i demokracisë dhe mendimit politikë jo vetëm në LDK, por mendja iu ka mbushur mendja se pa të nuk mund të ekzistojë Kosova.


Isa Mustafa e din se “me intervenimin e NATO s në Kosovë më 1999, ndodhi saktësisht ajo që e kishte kërkuar për një dekadë Presidenti Rugova”, madje Mustafa me qëllim nuk e thekson, por ai e din se: “Presidenti Rugova e dinte fare mirë kush ishte edhe Bujar Bukoshi por e dinte fare mirë se kush ishte edhe Isa Mustafa”, dhe Ai si i madh që ishte pranoi ta bëjë Isa Mustafën Këshilltar për Ekonomi dhe Financa në kabinetin e tij, por Isai Mustafa si mistrec që ishte, u tregua i pamëshirshëm, duke mos pranuar as vonë pas


luftës të afrohej afër dr. Ibrahim Rugovës, ndonëse kur i duhet i shkon te varri dhe përulet para kamerave televizive.


Nëse LDK-ja dhe veçmas Sabri Hamiti mendon se duhet ta udhëheqin Kosovën atëherë duhet të pastrohet oborri në LDK- por jo të presin këta si dhelprat deri sa t’i bien “Koçet në tokë Hashim Thaçit”  të cilat po i shkojnë varë nga babaxhënllëku e kapadaillëku strategjik që ka ditur ta sjell, por Hashim Thaçi, jo që e ka lënë LDK-në dhe Isa Mustafën në opozitë, por me këtë avaz LDK-ja pas katër vitesh do të mbetet në pikëpyetje nëse do ta kalon pragun zgjedhor. Kjo veprimtari kaq destruktive bëhet në saje të një komunisti i cili nuk njeh vlera morale dhe nuk mban as premtimin e dhënë, sepse ai është deklaruar në Kuvendin e LDK-.së se “nëse nuk i fitoj zgjedhjet do të jap dorëheqje”. Lojërat politike që bëhen tashti duke mos ia pranuar zgjedhjet PDK-së, kurrë nuk do t’i sjellin rezultate as Isa Mustafës e as LDK-së. E kuptojmë ai bë çmos për të shantazhuar Kosovën vetëm sa për të mbetur në krye të LDK-së, por nuk duhet kryesia e LDK-së, veprimtarët e shumtë dhe as elektorati të mashtrohet se gjoja me Isa Mustafën, LDK-ja paska shënuar ngritje për dyzet e sa mijë vota më shumë. Ai si një komunist i rryer që është e di se ujku do


mjegull, dhe mjegulla e krijuar në katërjavëshin para zgjedhjeve do të davaritet dhe të gjitha pështirosjet do të dalin në fushë, prandaj është mirë të shkoj ai sa më parë, se sa të pres deri sa të del ndonjë Parlamentar


Evrope, e t’ia bëjë të ditura edhe Isa Mustafës të gjitha pisllëqet ekonomike, të gjitha bizneset që ai i kontrollon, qoftë edhe pasuritë e patundshme që mund t’i ketë shtuar nëpër zonat e Gallapit e vendet turistiken që i ka Kosova.


Është mbase e vërtetë se  “Presidenti Rugova arriti t’i krijojë miq e përkrahës Kosovës në çdo cep të botës”, por për të gjallë të tij nuk arriti ta bëjë mik të tij as Isa Mustafën dhe as Bujar Bukoshin.  Dhe pse ka


ndodhur bash kështu tashti mundet kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa të rrëfehet jo vetëm para Sabri Hamitit, por duhet të shpjegojë para Kuvendit të LDK-së, kurse ai kuvend duhet të mbahet jo sa më shpejt siç do ai, por duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme nëpër të gjitha strukturat e partisë për të ndryshuar  komplet struktura që e pështirosi kaq shumë dhe kaq herë LDK-në.


Pasi të pensionohet kjo garniturë, dhe pasi LDK do të profilizohet, dhe posa t’i kthehet dinjiteti moral dhe politik i filozofisë rugoviane, atëherë udhëheqësit e rinj mund të shikojnë për mundësinë e zgjedhjeve të reja edhe në nivelin Parlamentar, por Isa Mustafa të mos luaj me Kosovën për ta ruajtur pozitën e kryetarit të LDK-së.


Ai erdhi si reformator dhe nuk bëri asnjë reformë. Ai premtoi fitore dhe nuk e realizoi. Ai premtoi se do të jap dorëheqje dhe tani nuk do, por kërkon nga PDK-ja që të ketë mëshirë, e për nevojat mbase skizofrenike të tij, ta qojnë Kosovën edhe një herë në krizë institucionale, sepse qenka “Lënduar procesi zgjedhor”, të cilin nuk po e mbrojmë, por shihet qartë se kjo ka të bëjë me konceptin e një komunisti të cilit iu ka kallur bishti, dhe për fajin e tij donë ta kalli gjithë Kosovën.


Isa Mustafa po shpreson se me këto obstruksione do të mbijetoj, por duhet ta dijë se elektorati i LDK-së nuk është aq injorant sa ai po kujton, sepse mjegullën e rrejshme të një reformatori do ta davaris koha në të ardhmen e afërt, prandaj Isai nëse e do vetën e tij duhet t’i mban fjalët dhe të jap dorëheqje të menjëhershme dhe t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake duke mos lejuar asnjë nga humbësit nëpër degë të kandidohet, kurse vet me tërë suitën duhet të largohet nga Kryesia Qendrore e LDK-së.


Isa Mustafa është një demagogë i specializuar, sepse vetëm një demagog dhe një njeri pa asnjë ndjenjë moral, mund t’ua përmend emrat vizionarëve të LDK-së siç ishin: ”Fehmi Agani, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Sali Çeku, Latif Berisha, Agim Hajrizi, Shaban Manaj, Ukë Bytyçi, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Xhavit Ahmeti, Bardhyl Çaushi, Fadil Ferati”, dhe nuk flet Isa Mustafa për këto personalitet si miq dhe të njohur të tij, si bashkëveprimtar e intelektual që jetuan dhe u flijuan në kohën e Isa Mustafës, kur ky kridhej nëpër Evropë duke shantazhuar veprimin e tyre të mirë, veçmas po ia theksoj të Salih Çekajt i cili ka pasur një rol specifik në krijimin e strukturave ushtarake të UÇK-së, nën organizimin e të cilit kanë qenë për t’u përgatitur në Shqipëri edhe Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, dhe bashkë me ta edhe shumë e shumë komandant e luftëtar të tjerë, që edhe sot janë gjallë, dhe mund të flasin me përgjegjësi për pengesat që


ua ka qitur Isa Mustafa si Ministër i Ekonomisë dhe Financa, buxhet ky i mbledhur me mbi 99%, vetëm nga aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së.


Unë dhe qytetarët e Kosovës e kami kuptuar që moti se Presidenti Historik kishte ideale dhe ato ideale janë bërë realitet, por dua ta dijë cili ishte ideali i Isa Mustafës sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova? Dhe shtrohet


pyetja pse nuk i vjen turp ta zë në gojë emrin e tij, dhe pse nuk i frikohet Zotit kur shkon të përkulet te varri i tij. Por Isa Mustafa si komunist që është nuk njeh fe e as Zot, ai njeh ideale komuniste të cilat kanë qenë


gjithmonë kundër interesit nacional dhe kombëtar të popullit tonë.


Dr. Isa Mustafa, ka sfida të mëdha para vetës, por ato sfida nuk mund të kalohen as me te e as me këtë garniturë të instaluar në kryesinë qendrore të LDK-së e cila nëse nuk është e njejtë me strukturat mafioze që aludon Isa Mustafa, e garantoj unë se të gjithë nuk janë me duar të pastra. Prandaj as populli i Kosovës dhe as elektorati i LDK-së nuk do t’u beson me këtë mënyrë udhëheqjeje e cila u tregua anemike dhe nuk ka qëllime ta nxjerr nga kriza Kosovën, përkundrazi kjo kampanjë është e interesuar që një grupi të interesave të instaluar në kryesinë e LDK-së t’ua plotësoj ambiciet për t’u pasuruar edhe më tej pa zgjedhur rrugë dhe mënyra.


Të gjitha premtimet e Isa Mustafës bien ndesh me realitetin në LDK, kjo tashmë dihet, pasi pikërisht kjo kampanjë ka qenë pjesë përbërëse e strukturave shtetërore që nga mbarimi i luftës dhe këtej. Shembulli që ka dhënë LDK-ja është më i keqi që e jep një parti për vendin e vet. Reformat që u priten nga Isai, ato i zhgënjyen anëtarët e Kuvendit të VII-të, të nesërmen u zhgënjyen edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe për pak ditë edhe elektorati i LDK-së i cili ishte i vetëdijshëm pse nuk doli në zgjedhje, sepse nuk donin agonin e rrejshme t’ia zgjasnin një reformatori, po ashtu i rrejshëm,  po më shumë nuk donin të zgjatej e trashej e keqja deri në absurd.


Dr. Isa Mustafa si kryetar dhe dr. Sabri Hamiti si nënkryetar i parë duhet të vetëdijesohen dhe t’i kthehen realiteti, dhe të mos e shkatërrojnë edhe më tej LDK-në. Ata pa asnjë duhet të japin dorëheqje të parevokueshme, dhe me ta duhet të iku edhe garnitura tjetër që përbëjnë atë kampanjën e


veprimeve antidemokratike në LDK.


Por nëse me të vërtetë e ka përnjëmend Isa Mustafa se në Kosovë duhet për t’u fuqizuar sundimi i ligjit pasi qytetarët e meritojnë një qeverisje të pastër atëherë duhet ta dijë se do të jetë personi i parë nga LDK-ja që


duhet të përballet me ligjin pasi ai mjetet e qeverisë i ka privatizuar në një fond privat, dhe bashkë me Bujar Bukoshin ka bë hajgare me buxhetin e shtetit. Mjete këto që bashkatdhetarët i kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës por jo për fondin privat të quajtur “UFORK”, siç ka bërë Isa Mustafa bashkë me Bujar Bukoshin. Ai duhet ta dijë  se ligjet e reja nuk e pranojnë një veprim të tillë, sepse atëherë, shtrohet pyetja: Me sa Miliarda duhet të iku Hashim Thaçi, dhe a duhet edhe ai, ato para të buxhetit të shtetit t’i kthej në ndonjë Fond privat siç ka bërë dikur Isa Mustafa me buxhetin e shtetit të Kosovës. Këtë gjë është dashur ta analizojnë dhe studiojnë fort mirë kryesia e LDK-së dhe kur kanë menduar se Isa Mustafa po e reformuaka LDK-në, se


mbase do të jetë me përmasa tragjike nëse ndodhë nga ndonjë post me rëndësi të Kosovës, duhet edhe ky të shkoi “për shkelje të rënda kushtetuese” ashtu siç shkoi eprori i deritashëm i tij z. Fatmir Sejdiu. Ndonëse shteti ligjor duhet të kërkon llogari për keqmenaxhimin dhe privatizimin e buxhetit të Qeverisë së Kosovës.


Kryesia e LDK-së nuk duhet të bëjë hajgare me partinë, por sa ma shpejtë ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse i lejon Isa Mustafës luksin për shpërdorim të buxhetit të shtetit, dhe ta pyesin po atë gjykatë edhe për njëfarë “Huaje popullore” që Isa Mustafa, bashkë me Bujar Bukoshin e kanë vjel dikur në Diasporë në emër të Qeverisë për ta ndihmuar Luftën e Kosovës. Qeçe këto me vlerë e që janë me mijëra sish në duartë e qytetarëve të Kosovës dhe që presin vazhdimisht se dr. Isa Mustafa do t’i mban premtimet dhe betimet që


ua epte në atë kohë bashkatdhetarëve nëpër Evropë. Por premtimet e Isa Mustafës ngjasojnë me këto se “nëse nuk i fitoj zgjedhjet do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së”, gjë që Isa Mustafa është i rryer


në këto spekulime, por të shpresojmë se shteti ligjor i Kosovës, mbase një ditë do të merret edhe më këto  se si duhet t’ua kthej borxhet qytetarëve të saj. Prandaj themi se dr. Isa Mustafa duhet sa ma shpejt t’i pastroj së pari duart e veta nga këto përgjegjësi e pastaj të kërkoj edhe nga të tjerët për duar të pastra, sepse Isa Mustafa e din se “nëse është hëngër pitja, ka mbetur tepsia”.


Me të vërtetë shteti duhet të udhëhiqet nga ata që kanë marrë besimin e qytetarëve ashtu sikurse që duhet një kryetar partie të zgjidhet në krye të partisë duke i kaluar të gjitha rregullat partiake, dhe madje duke e bërë një stazh pune si përvojë në atë parti, madje, madje do të ishte mirë që e kaluara e tij të ishte më e pastër se sa ajo që ka pasur Isa Mustafa qoftë në Qeverinë Komuniste të Jusuf Zejnullahut ose në Qeverinë e kontroverse të Bujar Bukoshit.


LDK-ja ka qenë gjithmonë parti e hapur dhe ideve përparimtare, por guximi i saj jo rrallë ka qenë i marrëzishëm, dhe kjo mund të lidhet pikërisht me zgjedhjen e dr. Isa Mustafës si kryetar i LDK-së, edhe pse nuk e ka merituar edhe pse sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova ai ka qenë kundërshtar i pakompromis   jo vetëm i koncepteve por edhe qenies së tij fizike. Kurse në strategjinë e tij për të ardhmen e LDK-së ai shprehet se LDK-ja si “parti moderne e qendrës së djathtë, me vend tashmë të nderuar ndër Partitë


Popullore Evropiane”, por në doktrinën komuniste të Isa Mustafës ka mbetur te fjala ”popull-atdheu” pa dalluar se gati të gjitha “Partitë Popullore në Evropë” i takojnë të majtës ekstreme dhe kritikohen vazhdimisht.


Ndër shakat më të mira të këtij “shakaxhiu?!”  është thirrja e Tij  që ua bëri të gjithë veprimtarëve të LDK-së,  aktualisht nuk janë pjesë e LDK-së, “të rikthehen në familjen e tyre të madhe dhe ta fitojmë betejën që kemi përpara”, duke theksuar se “dera e LDK së do të jetë një portë e hapur për të gjithë ata që e duan Kosovën e prosperuar dhe dinjitoze”, por ka harruar se elektorati i LDK-së dhe populli i Kosovës e dinë mirë se si veproi Isa Mustafa me elitën intelektuale në Këshillin Qendror, pastaj ai mendon se populli ka harruar se si veproi me Djalin e Presidentit Historik të Kosovës dr Ibrahim Rugova, pastaj me familjen Rugova, kujton Isa Mustafa se elektorati dhe populli harron se si ka vepruar ai me “Listën dr. Ibrahim Rugova”, me LDD e të tjera, dhe ai mendon se elektorati dhe populli demokratik i LDK-së, nuk e din se dr. Isa Mustafa në emër të LDK-së është dashtë t’i privilegjoj të gjithë, jo më shumë por as më pak, se sa e ka privilegjuar një organizatë jo qeveritare të quajtur “ORA”, që botërisht dihej se ishte një mbetje e Lidhjes Komuniste të


Jugosllavisë, që e përbënin nostalgjik dhe bijë e bija funksionarësh të lartë federativ, të cilëve Isa Mustafa ua dhuroi dy vende në kryesinë qendrore të LDK-së, dhe flet për procesin më demokratik që e ka mbajtur


ndonjë parti politike, duke i sugjeruar edhe partitë tjera të marrin


shembullin e tij..


Me një fjalë, reformat e Isa Mustafës kanë rënë ndesh me premtimet e tij dhe ai nuk e nxori LDK-në nga kriza, përkundrazi e thelloi krizën në LDK.  Prandaj mund të themi lirisht se këto që i theksuam janë vetëm disa nga arsyet pse themi se Isa Mustafa as nuk do ta reformojë LDK-në dhe as nuk do


ta përparojë kurrë Kosovën.  Ai duhet të shkon sa më parë nga LDK-ja, sa më shpejt dhe pa asnjë diskutim


është më mirë. Bile e mira e së mirës do të ishte sikur me te të shkonte edhe akademik Sabri Hamiti, si dhe klani për rreth tyre të cilët janë e keqja më e keqe e LDK-së dhe e Kosovës në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …