Shemsedin Dreshaj: Kosova e Serbia nuk janë ta barabartë në trajtimin që iu bëjnë faktorët ndërkombëtarë

Shemsedin Dreshaj: Projekt-statuti i Asociacionit në shumë segmente cenon sigurinë dhe legjislacionin e vendit

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se projekt-statuti i Asociacionit në shumë segmente cenon sigurinë dhe legjislacionin e vendit. Sipas tij, ky projekt nuk do të kalojë. “Sikur qeverisja jonë të kishte hartuar një draft nga Kosova ta kishte dërguar në Bruksel, gjë që është kërkuar edhe nga ana e presidentit Biden, është potencuar edhe nga ana e presidentes tonë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për këtë arsye na ka ardhur një draft, merre ose lere, që na mendojmë se në shumë segmente e cenon edhe sigurinë e vendit, e cenon edhe legjislacionin e vendit, ky është opinion i imi,  nuk mendoj se është opinion i subjektit politik. Mendoj se me këtë draft Serbia është në Kosovë. Kosova së pari duhet të ketë një sigurim territorial, kushtetutshmëri të siguruar, një legjislacion vendor që funksionon në tërë territorin. Ky draft nuk e siguron, përkundrazi, i dëmton, ka thënë mes tjerash Shemsedin Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …