Shënohet 20-vjetori i Betejës së grykës të Llapushnikut në të cilën u ndal rruga ushtrisë serbe

Sot, me një manifestim përkujtimor, është shënuar 20-vjetori i Betejës së Llapushnikut

Sot, me një manifestim përkujtimor,  është shënuar 20-vjetori i Betejës së Llapushnikut. Në fjalën e tij, në këtë manifestim jubilar të zënies së grykës së Llaushnikut,  më 9 maj të vitit 1998, foli kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish luftëtar i UÇK-së, i cili  solli ne kujtesë kohën kur 20 vjet më parë Gryka e Llaushnikut ishte bërë barrikadë e pakalueshme për forcat kriminele serbe. Kjo betejë mobilizoi të gjithë banoret e Llapushnikut dhe fshatrave përreth,  duke e bllokuar lëvizjen e ushtrisë serbe në rrugën magjistrale:  Prishtinë – Pejë tha mes tjerash, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ndërsa,  Enver Hajdari, në fjalën e tij në emër të shoqatave të  dala nga lufta e Komunës se Drenasit tha sa herë që kujtojmë betejat e së kaluarës, kujtojmë luftën e UÇK-së në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve  të kombit. Në emër të familjeve të dëshmorëve nga fshatit Llapushnik,  foli,  Mehdi Thaçi i cili tha se obligim i të gjithë neve është ta qojmë në vend  amanetin e dëshmorëve.

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ish-epror i lartë i luftës së UÇK-së  tha Beteja e Grykës së Llapushnikut e ndali arterien kryesore të  ushtrisë serbe, në relacion Prishtinë Pejë. Gryka e Llapushnikut shënoi dështimin e turpshëm të forcave ushtarake e policore të regjimit të Milosheviqit, tha mes tjerash, Fatmir Limaj. Në fund të manifestimit u shfaq  një program i pasur kulturor.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …