Shënohet 30 vjetori i rënjës së dëshmorit Selim Vojvoda

Në 30 vjetorin e rënies së dëshmorit, Selman Vojvoda, prijësit të protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, në kujtim e nderim të kontributit të tij në jetësimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri e Pavarësi, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar nën përkujdesjen e Presidentit, Hashim Thaçi dhe Komunës së Skenderajt. Me këtë rast kryetari Jashari ka deklaruar se, organizimi i protestave popullore kundër dhunës, në të cilat dëshmori Selman Vojvoda kontribuoj pa ndalur ishte fillimi i rrugës sonë për çlirim. Ngritja e zërit të qytetarëve kundër pushtetit represiv dhe agresorit serb rriti mobilizimin e shqiptarëve kundër pushtetit serb. Dëshmori Selman Vojvoda ishte njëri guximtar, liridashës e i vendosur. Ai e dinte shumë mirë që pa sakrificë, luftë dhe pa derdhur gjak nuk ka liri. Vrasja e tij ishte një goditje e madhe për Drenicën, Kosovën dhe përpjekjet tona për Liri e Pavarësi. Atë ditë kur po i jepej lamtumira e fundit dëshmorit, Selman Vojvoda, si një 15 vjeçar isha pjesë e ceremonisë së varrimit dhe nga ajo kohë ende kujtoj pjesëmarrjen masive të qytetarëve që kishin ardhur për të nderuar jetën dhe veprën e tij ne shërbim të vendit. Kësisoj ceremonia e varrimit të tij ishte me e madhja që në atë kohë njihej në Drenicë e me tutje. Edhe pas rënies së Selmanit, përpjekjet tona për liri, protestat e demostratat nuk kishin të ndalur, ato vetëm sa rriteshin për tu pasuar me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare, kundër armikut shekullor serb. Dëshmori Selman Vojvoda, dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e vendit dhe pavarësinë e Kosovës, janë dhe do të mbesin përherë themeli dhe vula e shtetësisë sonë. Përkujtimi e nderimi për ta është më e pakta që duhet bërë kurse jetësimi i amanetit të tyre duhet të jetë detyrë e secilit nga ne. Lavdi dëshmorit Selman Vojvoda, lavdi të rënëve për liri e pavarësi!

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …