Abelard Tahiri: Partia Demokratike të Kosovë nuk ka votë për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të vendit

Abelard Tahiri: Anulimi i konkursit për noterë nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk ka bazë ligjore

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të ministres së kësaj ministrie, Albulena Haxhiu për anulimin e konkursit për noterë. Ai ka thënë se anulimi i këtij konkursi nuk ka bazë ligjore. Në këtë kontekst, Tahiri ka bërë me dije se çështjen e konkursit të noterëve, i cili ishte shpallur në kohën sa ka qenë ministër do ta mbrojë në gjykatë. “Ministrja e Drejtësisë e ka pasur premtim elektoral anulimin e këtij provimi për çfarë nuk kam asnjë problem, por ky veprim sot për sot arbitrar, do prodhojë pasoja juridike e administrative sepse paraqet shkelje flagrante të të drejtave të fituara nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj, mbi këtë bazë, unë do ta mbroj këtë çështje në Gjykatë, në konflikt administrativ dhe do kërkoj njohjen e provimit të noterisë për të gjithë kandidatët që kanë kaluar provimin”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …