Kancelarja Merkel: Racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë

Kancelarja Merkel: Racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë. Deklarata e sipërcituar bëhet pas incidentit tragjik në qytetin gjerman, Hanau, ku një ekstremist i djathtë vrau nëntë persona, përpara se të vetëvritej. Merkel anuloi edhe programin e saj të sotëm për shkak të sulmit të armatosur. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se kancelarja Merkel ka anuluar programin në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau. Ai gjithashtu njoftoi se Merkel informohet për çdo zhvillim në Hanau. Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në deklaratën e tij tha se “ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …