Shënojnë ngritje remitencat nga diaspora në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020

Shënojnë ngritje remitencat nga diaspora në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020

Shuma e parave të dërguara nga mërgimtarët në pesë mujorin e parë të këtij viti, ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli. Sipas Havollit, këtë vit diaspora ka dërguar 95 milionë euro më shumë. Havolli ka thënë se në pesë muajt e parë të vitit të kaluar kanë dërguar 351 milionë euro, e këtë vit vlera e parave që kanë dërguar mërgimtarët ka shkuar në 446 milionë euro. Në këtë shifër, nuk përfshihen paratë që kanë shpenzuar ata gjatë pushimeve, por që thotë se pas përfshirjes së këtyre shpenzime, do të jetë një shifër e jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …