leoni

SHFMU,, Dëshmorët e Baballoqit ’’ pranon pjesën e parë të pajisjeve për shkollë nga MASHT

Pas investimeve në rregullimin e ambientit të  brendshëm dhe të jashtëm të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Dëshmorët e Baballoqit’’ në Baballoq të komunës së Deçanit, duke u përpjekur në vazhdimësi në krijimin e kushteve më të mira për nxënës dhe mësimdhënës, kjo shkollë tashmë ka pranuar edhe pjesën e parë të inventarizimit të kësaj shkolle me banka dhe karrige si dhe mjete tjera përcjellëse. Me këtë rast kryetari Ramosaj, tha se aty ku nuk mund të ndërtohen shkolla të reja do të kujdesemi që të mirëmbajmë objektet ekzistuese dhe ti pajisim më inventar të ri e kjo falë një  bashkëpunimi të mirë mes Institucionit Komunal dhe MASHT-it, po asht dhe drejtorëve të shkollave përkatëse. Edhe drejtori i kësaj shkolle Agron Selmonaj, është falënderues ndaj kryetarit Ramosaj, për mbështetjen në vazhdimësi për krijim të kushteve në këtë shkollë, po ashtu falënderoi edhe DKA-në dhe MASHT-in.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …