SHFMU ,,Heronjtë e Dukagjinit,, në Gllogjan më kënd të lojërave për fëmijë

Në SHFMU ,,Heronjtë e Dukagjinit,, në Gllogjan ka qëndruar Komandanti i Forcave Shumëkombëshe Përmendim Gjeneral Franko Di Marko. Ai është pritur nga drejtoresha e kësaj shkollë Lumnije Avdiaj, nxënës dhe mësimdhënës ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj. Të gjithë bashkë kanë përurua ,,Këndin e Lojërave” për nxënësit e  kësaj shkolle, një investim i duhur që i është bërë kësaj shkolle dhe nxënësve të saj dhe një dhuratë shumë e vlefshme dhe shumë e rëndësishme për nxënësit nga KFORI-ITALIAN. Më këtë rast drejtori i DKA-së Bekim Vishaj e falënderoi KFORIN –ITALIAN për këtë investim simbolik por edhe shumë të rëndësishëm për nxënësit e kësaj shkolle duke shtuar se pos misionit paqësor qe keni ju me investime të tilla jeni çdo here afër nesh, andaj shpresoj që bashkë të realizojmë edhe projekte tjera. Ndërsa Gjeneral Franko Di Marko, tha se jam këtu bashkë më ju që të bëjmë këtë përurim të këtij këndi të lojërave duke llogaritur se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi andaj ne bashke më ju duke krijuar kushte më të mira sjellim edhe buzëqeshje në fytyrat e tyre  dhe për këtë Jam i lumtur. Ndërsa Drejtoresha e kësaj shkollë Lumnije Avdijaj duke cituar fjalët e Nënës Tereze ku thotë:  “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Faleminderit që këtë projekt e realizuat më dashuri të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit fton qytetarët të aplikojnë për përfitimin e plehut artificial

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, fton të gjithë fermerët …