Brickos

SHFMU,,Maxhun Çekaj’’ në Irzniq, ketë vit do të ketë sallën e edukatës fizike

Punimet e nisura që nga viti 2013 do të mbyllën këtë vit për përfundimin e sallës së edukatës fizike, punimet e së cilës kishin nisur qysh në vitin 2013, por në mungesë buxheti ka mbetur e papërfunduar deri tani. Kështu u tha gjatë vizitës në SHFMU,,Maxhun Çekaj ‘’ në Irzniq të komunës së Deçanit. Të pranishëm në këtë solemnitet ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, deputet, mësimdhënës, nxënës, prindër dhe qytetarë. Kryetari Ramosaj, tha se ky projekt po finalizohet falë përkushtimit të ministrisë së Arsimit dhe këmbënguljes së ish deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj. “Falënderoj ministrin për përkushtimin për tërë infrastrukturën e Deçanit e në veçanti për rastin ku jemi sot në Irzniq, po ashtu meritë të veçantë ka edhe deputeti, Rasim Selmanaj që e ka filluar këtë ëndërr të bëhet realitet deri më sot”. Ndërsa Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, u shpreh se përmes finalizimit të kësaj salle sportive po krijohet ambient më i ngrohtë për nxënësit e Irzniqit me rrethinë. Bytyqi ka thënë se gjatë mandatit të tij kanë arritur që shkollat t’i pajisin edhe me infrastrukturë rekreative krahas asaj shkollore. “Gradualisht atë gjykimin që e kemi pasur me qeverinë Haradinaj qe ta kompletojmë jo vetëm infrastrukturën shkollore por të kemi edhe infrastrukturë përcjellëse që është po aq e domosdoshme sa edhe infrastruktura shkollore. Tash fëmijët e Irzniqit me rrethinë do kenë mundësi pas finalizimit të kësaj shkolle të kenë pjesën rekreative që është po aq e rëndësishme sa edhe vetë pjesa e edukimit dhe po besoj se nga këtu do kemi zbulim të shumë talentëve”, theksoi Bytyqi. Fillimin e punimeve në sallën sportive të shkollës “Maxhin Çekaj” e ka mirëpritur edhe drejtori i shkollës, Mehdi Dodaj i cili teksa ka falënderuar ata që kanë kontribuar për finalizimin e kësaj salle u shpreh se ky projekt është tejet i rëndësishëm për nxënësit. “Në emër të drejtorisë së shkollës, në emër të mësimdhënësve dhe nxënësve dhe banorëve të tri lokaliteteve falënderoj ministrin Bytyqin, deputetin Selmanaj, kryetarin Ramosaj dhe qeverinë Haradinaj për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit e kësaj shkolle”,tha drejtori i shkollës, Mehdi Dodaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …