Shkolla e fshatit Vajnikë të Skenderajt kremtoi ditën e saj

Shkolla “Skënder Skënderi” e fshatit Vajnikë të komunës së Skenderajt ka kremtuar ditën e shkollës me aktivitete përkujtimore, kulturore dhe artistike. Në këtë kremte përveç nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore. Në fjalën e tij para të pranishmëve nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura tha se Komuna e Skenderaj shprehë respektin për kontributin e dëshmorit Skënder Skënderi emrin e të cilit e mbanë shkolla e Vajnikut dhe për gjithë dëshmorët e tjerë të këtij fshati. Ndërsa Halil Thaçi drejtori i shkollës “Skënder Skënderi” foli për jetën e dëshmorit dhe për sukseset dhe të arriturat e shkollës ndër dekada.

Nxënësit e shkollës para të pranishmëve shfaqën edhe një program të pasur artistik. Në emër të OVL të UÇK-së, dekoratë për dëshmorin Skënder Skënderi ka ndarë kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati.

Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të Skënder Skënderi dhe dëshmorëve tjerë të Vajnikut.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …