Shkolla Shqipe Zvicër-Lozanë: T’i regjistroni fëmijët tuaj do të thotë t’u jepni atyre një pasuri më shumë

Të nderuar bashkatdhetarë në Zvicër,
E ardhmja e fëmijëve tanë kalon edhe përmes gjuhës dhe kulturës. Në kantonin e Vaudit dhe në gjithë Zvicrën, organizohen kurse të gjuhës shqipe në shkollat publike, të mbështetura nga komunat dhe me materiale pedagogjike zyrtare nga Shqipëria dhe Kosova.
Nuk është thjesht një aktivitet, por një shkollë plotësuese e vërtetë, me mësues të formuar, të aftë dhe të njohur.
T’i regjistroni fëmijët tuaj do të thotë t’u jepni atyre një pasuri më shumë.
1001 arsye se për se duhet ta regjistroni fëmijën tuaj‼️❗️
🔅Vetëm kështu ruhet dhe forcohet identitetit shqiptar brez pas brezi edhe pse jetojmë jashtë trojeve shqiptare.
🔅Fëmijet mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë dhe flasin saktë shqip.
🔅Ata zhvillojnë krenarinë kulturore dhe familjare.
🔅Brezi i ri mëson të komunikojnë me gjithë familjen, edhe në atdhe.
🔅 Mbahen lidhje të forta me rrënjët.
🔅Është e provuar që dy-gjuhësia forcon inteligjencën dhe kujtesën.
🔅Duke njohur kulturën tënden bëhet hapje më e madhe mendore falë dy kulturave.
🔅 Mbi të gjitha mësuesit janë të kualifikuar: janë mësues të vërtetë në profesion , jo thjesht folës të shqipes.
🔅 Falë kujdesit të Ministrive në shtetet mëmë dhe QBD, materiali pedagogjik eshtë i përshtatur dhe zyrtar, i miratuar nga ministritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
🔅Mësimet zhvillohen në kushte shumë të mira, në shkollat publike zvicerane.
🔅Mësuesit flasin shqip dhe gjuhën e kantonit (frëngjisht, gjermanisht, italisht), gjë që i ndihmon fëmijët të përparojnë më shpejt.
🔅Atmosferë pozitive dhe motivuese.
Shumë talente të mësuesve pasurojnë mësimet (muzikë, art, letërsi, etj.).
🔅Fëmijët kanë mundësi të njohin kulturën, traditat dhe historinë shqiptare.
🔅Aktivitetet kulturore dhe ngjarjet që bashkojnë familjet.
🔅 Më herët në shkollat shqipe kanë ardhur ndërhyrës të ndryshëm me aktivitete kulturore dhe edukative. Ndër ta:Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Sam Asllani, Fehmi Mahalla, grupi Iliret dhe Grupi Teuta, ndihmën e përkrahjen e Ibraim Zili në aktivitetet tona, dhe shumë e shumë të tjerë. Po ashtu, kemi vizituar edhe vende të ndryshme së bashku, si Shkollën e Hotelerisë në Lozanë, ku na mirëpriti Zoti. Zili, në Panairin e Librit në Gjenevë ku u takuam me përfaqësuesit e shtepive botuese, vizituar Monumentin e Nënë Terezës, etj.
🔅Nxënësve ju ofrohen mundësi udhetimi sic ishte shkolla verore në Shqiperi, apo vizita në Kalabri, e shumë udhëtime të tjera na presin.
🔅Shkolla bëhet vend i miqësive të reja dhe të qëndrueshme.
🔅Një fëmijë që njeh gjuhën e origjinës, mëson më mirë edhe gjuhën e vendit.
🔅Bëhet ndërtimi i një identiteti të fortë, të balancuar dhe me vetëbesim.
🔅Mësimi i shqipes mbështet gjithashtu suksesin e përgjithshëm shkollor në sistemin zvicerian.
🔅Bëhet përgatitja e fëmijëve të jenë qytetarë të hapur, me shumë aftësi gjuhësore dhe kulturore.
🔅Dhurimi i krenarisë gjyshërve dhe ruajtja e dialogut ndërbreznor.
🔅Një avantazh për të ardhmen profesionale të fëmijëve (përkthim, marrëdhënie ndërkombëtare, tregti, etj.).
🔅Nesër kur femija të rritet do dëshirojë që të krijojë familje me bashkatdhetarë dhe të trashegojë gjuhën e bukur shqipe.
🔅E sa e sa arsye të tjera për të ndjekur mësimin e shqipes…🤔
Prindër, përgjegjësia është në duart tuaja pra dhuroni fëmijëve tuaj këtë dhuratë të paçmuar.
Regjistrojini menjëherë në kurset e gjuhës shqipe në kantonin e Vaudit dhe në gjithë Zvicrën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fjala e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara – New York 24 shtator 2025

Nga Bajram Begaj* President i Republikës Është nder për mua t’i drejtohem kësaj Asambleje në …