Shoqata “Bashkohu Edhe Ti” ka shpërndarë dhurata për personat e moshuar

Shoqata “Bashkohu Edhe Ti” nga Drenasi ka shpërndarë dhurata për personat e moshuar të Shtëpisë së Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj. Përfaqësuesit e kësaj shoqate Qemajl Elshani, Besnik Dvorani, Lirigzon Hasani dhe Qëndrim Morina, të shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, secilit nga banorët e Shtëpisë së Personave të Moshuar në Skenderaj i kanë dhuruar nga një dhuratë. Në emër të Komunës së Skenderaj drejtori Gashi i ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatës “Bashkohu Edhe Ti” për dhurata, si dhe ka thënë se ky institucion që funksionon në Skenderaj ofron kushte shumë të mira për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare. Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj ka gjithsej 20 banorë rezidentë, të cilët në këtë institucion jetojnë në kushte shumë të mira dhe me përkujdesje të vazhdueshme institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …