Shoqata e të shurdhërve në Suharekë, falënderon Komunën

Në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e të shurdhërve në Suharekë, e cila ka ndarë mirënjohje dhe falënderime për të gjithë ata që kanë ndihmuar shoqatën, është falënderuar edhe Komuna e Suharekës. Kryetari i kësaj Shoqate Valdet Elshani, ka ndarë mirënjohje për Komunën për përkrahje dhe mbështetje të aktiviteteve të Shoqatës. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, ka përshëndetur këtë aktivitet, ka falënderuar Shoqatën për mirënjohjen dhe ka premtuar se mbështetja institucionale për këtë kategori nuk do të mungojë asnjëherë. Në aktivitet ishte prezent edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës Bexhet B. Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …