Brickos

Skenderaj me fushatë sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve me titull “Mbaji duart në timon, Jo në telefon

Në Skenderaj ka filluar fushata sensibilizuese e titulluar “Mbaji duart në timon, Jo në telefon! Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari mori pjesë në këtë fushatë së bashku me të rinj duke shpërndarë broshura dhe aromatizues për vetura të cilat përmbajnë udhëzime për kujdes gjatë vozitjes. Kjo fushatë sensibilizuese ka për qëllim vetëdijesimin e shoferëve për parandalimin e aksidenteve, duke bërë thirrje që të shmangin përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë së bashku me Qendrën Rinore në Skenderaj, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës.

Aktiviteti në fjalë është edhe pjesë e organizimeve të ditëve të diasporës që do të mbahen në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …