Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë me nënat e të pagjeturve të kësaj komune, kanë mbajtur konferencën e fund-vitit

Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë me nënat e të pagjeturve të kësaj komune, kanë mbajtur konferencën e fund-vitit

Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë e cila mbledh rreth vetes nënat e të pagjeturve të kësaj komune, kanë mbajtur konferencën e fund-vitit duke shprehur zhgënjimin që çështja e tyre nuk po merr zgjidhje. Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova, tha se zhgënjimi i tyre është ndaj institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë të cilët sipas saj nuk arritën që të dërgojnë përpara zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Kumnova deklaroi se janë bërë dy dekada ankth e pritje me shpresa të thyera dhe premtime të parealizuara për kthimin e trupave të familjarëve të tyre në atdhe. Pavarësisht rrethanave, Kumnova tha se si shoqatë gjatë këtij viti kanë organizuar aktivitete të ndryshme dhe vazhdimisht kanë kërkuar që të jenë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në të gjitha proceset shtetërore qoftë në bisedime, qoftë në argumentimin e fakteve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …