Flamuri Kuq e Zi

Shoqatat: “Jehona e Malësisë” dhe “Malësia e Madhe” u kanë bërë thirrje shqiptarëve të mërgatës që të regjistrohen në Mal të Zi

Shoqatat: “Jehona e Malësisë” dhe “Malësia e Madhe”,  u kanë bërë thirrje shqiptarëve të mërgatës që të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, duke  insistuar se kjo është detyrë e jona kombëtare që të deklarohemi se jemi krenarë që jemi shqiptarë. Procesi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi ka filluar më 3 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2023. Për ne si shqiptarë nën Mal të Zi ky proces shpesh është përdorur për të na limituar dhe mohuar të drejtat tona në shkollim në gjuhen amtare, investime infrastrukturore dhe të drejtat kombëtare. Edhe pse jemi popull autokton që duhet të gëzojë të drejtat e parapara në baze të kartës për popuj autokton, për fat të keq ende shumë nga të drejtat tona rrjedhin drejtpërdrejtë nga përqindja jonë në këtë shtet. Pra shumë varet nga numri apo përqindja jonë në krahasim me popullatën tjetër. Ligji për simbolet kombëtare, Ligji mbi të drejtat dhe liritë e popujve “pakicë” dhe përfaqësimi ynë në institucione varen nga se si deklarohen në këtë census. Prandaj, deklarimi i përkatësisë kombëtare, gjegjësisht etnike dhe gjuhësore janë jetike për mbijetesën tonë si shqiptar dhe të drejtat tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e këtyre dy shoqatave.

Kontrolloni gjithashtu

Merdare

Autoritetet serbe kanë njoftuar se kanë arrestuar ish pjesëtarin e UÇK-së, Tefik Mustafa

Autoritetet serbe kanë njoftuar se në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdare kanë arrestuar …