leoni

Ushtarët e UÇK-së

Me shpalljen e pafajësisë së Sami Lushtakut nuk ka fituar “Drejtësia”, por ka fituar e drejta e UÇK-së

Me shpalljen e pafajësisë së Sami Lushtakut nga Gjykata Supreme në Kosovë nuk ka fituar Drejtësia, por ka fituar e drejta, ligjet e fuqishme të jetës, lufta e pastër e  UÇK-së dhe gjaku i derdhur rrëke për liri. Për katër vjet rresht prokurorët, hafijet, spiunët e shumtë nuk e zbuluan dot emrin e njeriut, që pretendohej se e kishte vrarë Sami Lushtaku, nuk e zbuluan as vendin, as një  mbetje të tij, sepse ai nuk ka ekzistuar, sepse rasti ishte instruktuar.   Sami Lushtaku e tha me gojën e tij se po del nga një burg i vogël dhe po futet  në një burg të madh. Në burg ka mbetur ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe shumë eprotë e luftëtarë të UÇK-së.

Shpallja e pafajësisë dhe lirimi nga burgu të Sami Lushtakut, nga Gjykata Supreme e Kosovës i ka lënë si pula të lagura shumë nga jugo-gazetarët shqipshkrues, të cilët me tituj bombastikë, me përbuzje e krekosje skllavi, kishin mbushur faqet e gazetave dhe të portaleve të tyre, për katër vjet rresht  duke gjurmuar  e duke iu vënë pas Sami Lushtakut e shokëve të tij, jo vetëm në burg, por edhe në spital, madje edhe në toaletet e spitalit, duke e lajmëruar përmes telefonit Salustron dhe vartësit e tij, se si Sami Lushtaku po shtirej i sëmurë për ta mbajtur burgun në Spital.  Sa e sa herë e kanë fyer e përbuzur, sa e sa herë ia kanë dëshiruar vdekjen, sa e sa herë e kanë akuzuar popullin “malok” të Drenicës, i cili ia kishte falur qind për qind besimin.

Ku janë sot surrojët, xharrët e xhaurrët buzhalët, idrizët dhe sojsorollopi i tyre?  Kujt do t i drejtohen tani kur u mungon Salustro me specien e tij?

Por shpresa e tyre idiote nuk vdes, ajo tanimë po vjen me Gjykatën Speciale, së cilës këta i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë, ashtu sikur baballarët e nënat e tyre, ambasadorë e prokurorë, gjykatës e milicë, inspektorë e hetues, puthadorë e servilë  që iu kishin shërbyer inspektorëve  dhe prokurorëve të Titos, Rankoviqit e Milosheviqit.

Me shpalljen e pafajësisë së Sami Lushtakut nga Gjykata Supreme në Kosovë nuk ka fituar Drejtësia, por ka fituar e drejta, ligjet e fuqishme të jetës, lufta e pastër e  UÇK-së dhe gjaku i derdhur rrëke për liri. Për katër vjet rresht prokurorët, hafijet, spiunët e shumtë nuk e zbuluan dot emrin e njeriut, që pretendohej se e kishte vrarë Sami Lushtaku, nuk e zbuluan as vendin, as një  mbetje të tij, sepse ai nuk ka ekzistuar, sepse rasti ishte instruktuar.   Sami Lushtaku e tha me gojën e tij se po del nga një burg i vogël dhe po futet  në një burg të madh. Në burg ka mbetur ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe shumë eprotë e luftëtarë të UÇK-së.

 

Gjatë këtyre 17 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:

Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:
Tribunali i Hagës, në Holandë,
Gjykatat e Serbisë në Beograd,
Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, Gjykatat themelore, Gjykatat e apelit etj,
Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  madje në një rast edhe nga  Gjykata e Tiranës.

Gajtë këtyre 17 viteve, janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e përmendura:

Haradin Balaj, Idriz Bala, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj,  Isak Musliu,  Rrustem Mustafa,  Latif Gashi, Nazif Mehmeti.  Daut Haradinaj,  Bekim Zekaj,

Ahmet Elshani,  Ramush Ahmetaj,  Agush Memishi,   Samet Hajdari,

Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Burim Fazliu, Selman Sadiku, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Sadik Aliu,  Shefqet Musliu, Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, Shemsi Nuhiu, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi,

Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala.

Besim Shurdhaj, Naser Shatri, Ruzhdi Saramati,  Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili,Nuhi Provoliu,

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,

Nazim Bllaca, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi, Selim Krasniqi,  Bedri Zyberaj, Xhavit Elshani, Milaim Latifi, Agron Krasniqi, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina, Jeton Kiçina, Riza Aliaj, Shaban Hoti, Haki Rexhepi Lirim Jakupi, Fatos Aliu, Amir Sopa, Hebib Ahmeti,  Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri,  Tafil Dauti,  Hanefi Dervishi, u mbyt në tortura në Burgun e Manastirit.

Rametulla Dauti,  Shkëndim Dauti, Ibrahim Sulejmani, vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte. Roland Bartesko, e të tjerë.

Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”.

UÇK-ja nuk ka pse “pastrohet” nëpër gjyqe, përderisa ka luftuar në territorin e vet dhe jo në Serbi apo në Mal të Zi.

UÇK-ja nuk ka dhunuar asnjë femër serbe,

Serbët kanë dhunua mijëra femra shqiptare,

UÇK-ja nuk ka vrarë asnjë fëmijë serb,

Serbët kanë vrarë e kanë masakruar 1200  të mitur shqiptarë në Kosovës, të moshës prej gjashtë muaj deri në 12 vjet,

UÇK-ja gjatë luftës nuk ka prishur asnjë kishë serbe, nuk ka vrarë asnjë klerik serb,

Serbët kanë shkatërruar 180 xhami ndërsa kanë vrarë më shumë se 30 imamë e medresistë shqiptarë.

UÇK-ja nuk ka bombarduar asnjë shkollë serbe,

Serbët kanë shkatërruar, djegur e demoluar qindra shkolla në Kosovë.

Ushtria dhe policia serbe kanë qenë forca okupatore në Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë forcë e organizuar çlirimtare.

UÇK-ja  ka vrarë polic serbë e mercenarë aq sa pa pasur mundësi, ka vrarë shtarë serbë por edhe ndonjë  kolaboracionist shqipfolës, sepse në çdo luftë eliminohen argatët e armikut.

Ushtria dhe policia serbe kanë vrarë e kanë masakruar mbi 13.000 civilë të pambrojtur shqiptarë.

UÇK-ja nuk ka vrarë civilë serbë, përveç në rastin kur ata kanë qenë të armatosur dhe kanë rezistuar. Numri i serbëve të vrarë nga UÇK-ja nuk është verifikuar nga organizatat e pavarura, meqë serbët nuk bashkëpunojnë me shqiptarët në këtë drejtim. Serbët i llogarisin të vrarë nga UÇK-ja edhe ata serbë që kanë vdekur gjatë luftës, qoftë nga bombardimet e NATO-s, qoftë nga mosha e pleqërisë.

Vrasja e kolaboracionistëve nuk  është një përjashtim as specialitet  i UÇK-së. Vetë Amerika ka dënuar me vdekje të riun 25-vjeçar sepse luftonte në anën e talebanëve.

Andaj nuk është koha për dalldi  dhe fjalë të mëdha, sepse na pret beteja e radhës me Gjykatën Speciale me mujsharët e Evropës dhe servilët e spiunët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …