Ahmeti:

Shpend Ahmeti: Është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes që nuk po tregojnë gatishmëri për dialogun

Bashkëdrejtuesi i dialogut me Serbinë, dhe kryetari i Prishtinë Shpend Ahmeti, bëri të ditur se në takimin e sotëm informuan krerët shtetëror për temat të cilat do të diskutohen në Bruksel, e që sipas tij janë çështja e të zhdukurve, të zhvendosurit, pronat, çështjet ekonomike, trashëgimia kulturore dhe kërkesat që Kosova duhet t’i ngrehë ndaj Serbisë. Edhe Ahmeti, sikurse Veseli, tha  se është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes që nuk po tregojnë gatishmëri për t’u ulur në tavolinën për dialogun. Ai bëri të ditur se delegacioni shtetëror është në pritje të dokumentacionit të Presidencës për dialogun me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Hysen Berishës, deklaratat televizive nuk u cilësuan vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal e paraqitur ndaj ish-deputetit Hysen Berisha, …