Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Komunat veç e veç kanë paraqitur opsionet e tyre se si mund të organizohet mbajtja e mësimit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se është  diskutuar lidhur me mënyrën e fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas tij, komunat veç e veç kanë paraqitur opsionet e tyre se si mund të organizohet mbajtja e mësimit. “Qeveria sipas të gjitha gjasave ka vendosur që të jenë tre skenarë, ndërsa komunat diskutuan sipas gjendjes së tyre. Diskutuam edhe për financim shtesë prej 10 milionë eurosh për komunat”. Ai ka kërkuar që të kihet kujdes me marrjen e vendimeve, ngase sipas tij Prishtina është e vetmja që bënë teste serologjike dhe nëpër çerdhe dhe do të ketë vatra të infeksioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …