Shpend Ahmeti: Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova, duhet të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin

Shpend Ahmeti: Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova, duhet të shkojmë në mbyllje totale për një javë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se Kosova ende nuk e ka kaluar valën e parë të koronavirusit. “Po quhet vala e dytë, nuk mund të jetë valë e dytë pa përfunduar vala e parë. Nuk ka përfunduar vala e parë dhe tani kemi një përhapje dhe Prishtina prinë me numra. Atë që e kam thënë unë: Është matje e pasaktë! Prishtina ka 12 mijë teste për dy javë që do të thotë se nuk po e krahasojmë më numrin e rasteve”. “I kam thënë Zemajt se njerëzit kanë menduar se po i kundërshtoj masat, por unë i kundërshtoj masat qesharake. Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova. Nga 800 raste sot në Kosovë 350 janë në Prishtinë. Këto numra do të vazhdojnë sepse masat janë hajgare”, ka thënë Ahmeti. Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte mbyllja totale. “Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …