Shqipëria dërgoi kontingjentin e dytë me 30 efektivë nga Forca Tokësore, për të shërbyer në misionin e KFOR-it, në Kosovë

Shqipëria dërgoi kontingjentin e dytë me 30 efektivë nga Forca Tokësore, për të shërbyer në misionin e KFOR-it, në Kosovë

Republika e Shqipërisë ka nisur kontingjentin e dytë me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, të Regjimentit të Operacioneve Speciale,  për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka theksuar se rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision është kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Një tjetër kontingjent, me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë. Rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision, kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …