Shqipëria ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 18 janar për shkak të variantit të ri të COVID-19

Shqipëria ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 18 janar për shkak të variantit të ri të COVID-19

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të mbajë të pandryshuar orën policore si dhe të vijojë të jenë të ndaluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe. “Të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore pas orës 22:00. Universitetet të vijojnë të të bëjnë mësim online edhe për dy javë dhe fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri më 18 janar”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo thotë se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e lehtë por është një situatë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm. “Priten pasojat që mund të kenë dhënë grumbullimet në festat e fundvitit” Ndërkohë që ende nuk ka të dhëna të plota për praninë e variantit të ri të COVID-19 në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …