Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon të largohen kufizimet e tanishme në masat anti-COVID, të hiqet tatimi për vitin e shkuar

Në një letër të hapur institucioneve të Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon të hiqen kufizimet aktuale në masat anti-COVID, të hiqet tatimi për vitin e shkuar, të bëhet shpërndarja e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbjen, e të hiqet interesi bankar pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë. “Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë; Kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet; Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbylluara dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota; Shpërndarja e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia Covid-19; Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë”, janë kërkesat e OHTK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …