Ardian Kastrati

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj,  ka prezantuar anëtarësimin e profesorit, Ardian Kastrati në PDK

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar ardhjen e profesorit të Shkencave Politike, Ardian Kastrati, i cili sot i është bashkuar PDK-së.

Hoxhaj, duke i uruar mirëseardhje, Ardian  Kastratit ka theksuar se PDK-ja është parti e vlerave që gjithmonë i ka hapur dyert për intelektualët e vendit, që ka hapur universitete të reja, që ka ulur shpenzimet e studentëve në universitete publike dhe parti që ka promovuar zhvillimin akademik të profesorëve.  Kastrati vjen si një vlerë e shtuar për PDK-në për shkak të pasionit të tij për politikën dhe sferën publike, të cilën e ka dëshmuar jo vetëm së voni përmes komenteve dhe analizave të tij politike, por edhe më parë përmes angazhimit dhe aktivizmit të drejtpërdrejtë për të mirën e përgjithshme.

“Ardian Kastrati ka qenë anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kohën kur ky union organizoi demonstratat studentore të viteve 1997 dhe 1998. Partia Demokratike e Kosovës është një parti e ushtarëve të UÇK-së dhe e të burgosurve politikë. PDK-ja është parti e frymës së rezistencës dhe mosbindjes ndaj Jugosllavisë në të gjitha etapat e okupimit. Prandaj, një profil i aktivistit të rezistencës studentore si Ardian Kastrati, pa dyshim që natyrshëm i ka dyert e hapura në PDK dhe natyrshëm e gjen veten në vijën politike që përfaqëson PDK-ja.”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, përmes këtij aderimi, PDK-ja si shtëpi e madhe që është në proces reformimi ka hapur dyert për intelektualët dhe ekspertët, të cilët janë vlerë e shtuar për partinë dhe garancë e fitores së përbashkët.

“Ky dhe aderimet e tjera nuk janë thjesht emra konkretë. Këta janë një frymë që po ekziston brenda dhe jashtë partisë. Brenda partisë ekziston fryma e hapjes, reformimit dhe mirëseardhjes për kuadrot e reja, ndërsa jashtë partisë është fryma e besimit tek PDK-ja për të punuar në PDK dhe me PDK-në për të sjellur ndryshime pozitive në qeverisjen e re të udhëhequr nga PDK-ja.” , ka përfunduar Hoxhaj.

Ndërsa, Ardian Kastrati duke e falënderuar Hoxhajn për pritjen, ka thënë se roli i tij si intelektual ka bërë që të mos qëndrojë indiferent përballë proceseve të komplikuara politike që po kalon Kosova dhe ndërgjegjja shtyrë që t’i bashkohet PDK-së për të ofruar një Kosovë më të sigurtë për pasardhësit, sepse kur PDK nuk qeveris në Kosovë ka stagnim.

“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i shikuar disa arkiva gjeta një ftesë në ditën kur është themeluar PDK-ja para disa viteve, ku unë nuk pata shkuar për disa arsye dhe nuk isha i gatshëm që të kyqem në politikë në atë kohë. Po i përgjigjem asaj ftese 20 vite me vonesë por në fakt unë kam qenë aty me frymën, me ideologjinë, me konstruksionin politik që ka ndërtuar PDK-ja.”, ka thënë ai.

Ardian Kastrati është profesor në Departmentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Studimet Master i ka përfunduar në fushën e Studimeve Europiane, në Universitetin e Gracit dhe në fushën e Shkencave Politike, në Universitetin e Salzburgut në Austri, ndërsa studimet për doktoratë i ka përfunduar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Universitetin e Zarës, në Kroaci.

Ai ka qenë këshilltar i Presidentit të Kosovës, këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe këshilltar në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …