Shtatorja e lirisë e shtuar në Komunën e Ferizajt

Në 25 vjetorin e Çlirimit, Ferizajt iu shtua edhe një shtatore e lirisë, një gjurmë e përjetshme e lavdisë, skalitur me gjak e sakrificë. Koshares heroike të Ferizajt, vatrës së Brahimit e Bekimit, iu shtua edhe shtati i gurtë i Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu – luftëtarit sypatrembur të lirisë.  Me Akademi Solemne, për të evokuar kujtimet e luftës për liri e të papërsëritshmet emocione të çlirimit, me vargjet e këngët e lirisë, kremtuam sot, Festën e Çlirimit, 12 Qershorin e Çlirimit të Ferizajt, lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – emblemën tonë krenare, sakrificën sublime e luftën çlirimtare për Kosovën që kemi sot, të lirë, të pavarur e sovrane. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Urime për shtatoren e Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu, tha kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …