Shpalosja e shtatores së Tony Blair në Komunën e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu gjatë fjalimit të tij tha, -Bill Clinton, Tony Blair, Madeleine Albright, Wesley K. Clark e varg i gjatë i burrështetasve, diplomatëve, ushtarakëve, janë emrat e skalitur përjetësisht në kujtesën e kombit për Çlirimin e Kosovës. Kosova nisi luftën për liri. Bijat e bijtë e kombit, luftëtarë, dëshmorë e martirë, ëndrrën e lirisë, me gjakun e sakrificën e tyre e bënë realitet. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është emri ynë i lirisë, kurora e lavdisë. Në luftën tonë për liri, ne nuk ishim vetëm. Populli i Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krahë pati Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcat e NATO-së.  Sot, në shënim të 25 vjetorit të Çlirimit, Ferizaj si gjurmë lavdie e monument mirënjohje, përmes fondacionit “Ne Kujtojmë Tony Blair”, me nismën e luftëtarit të lirisë, Bashkim Fazliu- Migjeni, me bujarinë e ferizajasve, mbështetje së cilës i dhamë edhe ne, shpalosëm shtatoren e mikut të madh të shqiptarëve, shtatoren e ish Kryeministrit Britanik, Tony Blair, për të qëndruar sa të jetë jeta, krenare në sheshin me emrin e tij, meritë plotë për luftën tonë për liri, për të qëndruar mes ferizajasve,mes kombit shqiptar përjetësisht. Urime për shtatoren e ish Kryeministrit Britanik, mikut të madh të shqiptarëve, Tony Blair!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe disa profesorë nga Universiteti i Maltës

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” …