Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se bashkëpunimi në rritje mes Teheranit e Moskës, në aspektin ushtarak, është shqetësues

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se bashkëpunimi në rritje mes Teheranit e Moskës, në aspektin ushtarak, është shqetësues

Shtetet e Bashkuara thanë se bashkëpunimi në rritje mes Teheranit dhe Moskës, në aspektin ushtarak, është “shqetësues”, pas raportimeve se Irani ka dërguar disa dërgesa me raketa balistike në Rusi. Rojters raportoi më 21 shkurt se Irani ka furnizuar Rusinë me qindra raketa përmes katër dërgesave që nga janari, dhe një zyrtar anonim ushtarak iranian citohet të ketë thënë se “do të ketë edhe më shumë dërgesa në javët në vijim”. Përderisa zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë ende publikisht nuk kanë konfirmuar raportimin e Reutersit, ky zhvillim është në përputhje me paralajmërimet e SHBA-së. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se përderisa nuk mund të komentojë drejtpërdrejt për raportimin, rritja e bashkëpunimit ushtarak mes Iranit dhe Rusisë është diçka që duhet ta shqetësojë mbarë botën. Për një kohë të gjatë ne kemi paralajmëruar se Rusia po negocionte me Iranin për blerjen e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe këto negociata po përparonin në mënyrë aktive”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …