Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, zyrtarisht kanë braktisur UNESCO-n

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, zyrtarisht e kanë braktisur UNESCO-n

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, zyrtarisht kanë braktisur UNESCO-n, agjenci kjo e specializuar për edukim, shkencë dhe kulturë në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Kjo agjenci me seli në Paris ishte themeluar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore me qëllimin e promovimit të paqes, shkruan Associated Press. SHBA-të dhe Izraeli kanë braktisur UNESCO-n për shkak se e konsiderojnë si anti-izraelite dhe për shkak se agjencia më parë e kishte kritikuar Izraelin për okupim të Jerusalemit Lindor. Gjatë muajit tetor të vitit 2017, presidenti amerikan Donald Trump së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, e kanë bërë të ditur njoftimin për largim nga kjo agjenci. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar “reforma themelore” në UNESCO e cila është e njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …