Shtohet numri i fëmijëve të prekur nga virusi korona në Kosovë, për dy ditë raportohet se janë infektuar 47 fëmijë

Shtohet numri i fëmijëve të prekur nga virusi korona në Kosovë, për dy ditë raportohet se janë infektuar 47 fëmijë

Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë. Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi. Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Rufadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, së fëmija i pranuar në klinikë, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është i izoluar dhe po e merr trajtimin e duhur. “Pacienti është duke u trajtuar me terapi dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, tha ajo. Prej 13 marsit të vitit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, e deri më tash, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë trajtuar 68 fëmijë të infektuar me koronavirus. Numri i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit është në rritje, kurse më 5 gusht, u regjistruan 195 raste të reja pas testimit të 3.730 mostrave.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …