SHZSH në Skenderaj ka pranuar një kamion të zjarrfikjes dhe shpëtimit si donacion nga Gjermania

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj ka pranuar një kamion të zjarrfikjes dhe shpëtimit si donacion nga Gjermania, për të cilin kontribut të madh ka dhënë Besnik Miftaraj, konsull në Konsullatën e Përgjithshme në Shtutgart të Gjermanisë. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Liman Geci, janë shprehur tejet falënderues ndaj konsullit Miftaraj, për kontributin dhe angazhimin që Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj të pajisjet me kamion, i cili do të ndihmojë në kryerjen efikase të aktiviteteve të këtij shërbimi.

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Infrastruktura sportive shkollore për nxënësit drejtë përfundimit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka shpërndar …