Sigmar Gabriel: Nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në Bashkimin e Evropian pa e njohur shtetësinë e Kosovës

Sigmar Gabriel: Nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në Bashkimin e Evropian pa e njohur shtetësinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka uruar Kosovën për 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ka ripotencuar qëndrimin se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në Bashkimin e Evropian pa e njohur shtetësinë e Kosovës, shkruan “Zëri”. Këto deklarata kryediplomati gjerman i ka dhënë në një konferencë për medie pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn. “Do të doja që në emër të Republikës Federale të Gjermanisë t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës… Gjermania bën pjesë në grupin e shteteve që ndër të parat e ka njohur Kosovën. Duhet të jeni krenarë për të arriturat në këto 10 vjet dhe ju përgëzoj edhe një herë. Gjermania dëshiron të mbetet edhe në të ardhmen një partner i qëndrueshëm, jo vetëm në sferën politike, por edhe në atë ekonomike”, është shprehur Gabriel.

Ai më tej ka thënë se edhe gjatë vizitës në Beograd ia ka bërë të ditur Serbisë se pa njohjen e Kosovës ajo nuk do të mundë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Sot ne e përmendëm edhe në Beograd se edhe Serbia duhet t’i përmbushë kriteret e saj për anëtarësimin në BE, të ketë sundim të ligjit, raporte të mira fqinjësore dhe ta njohë Kosovën”, ka deklaruar Gabriel. Shefi i diplomacisë gjermane po ashtu ka thënë se ky shtet është i gatshme që ta ndihmojë Kosovën në çdo fushë dhe u shpreh i lumtur “që ka vullnet” për ratifikimin e Demarkacionin me Malin e Zi në mënyrë që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …